Ish-Kryeministri Fatos Nano është shfaqur sot gjatë inaugurimit të hotel “Plaza” në kryeqytet. Nano, që për shumë vite ka drejtuar Partinë Socialiste ishte i shoqëruar nga Taulant Balla, shkruan “Panorama”. Deputeti socialist, hyri në politikë si bashkëpunëtorë i Nanos, i cili e futi në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Balla edhe pse një nga deputetët më të afërt të Nanos, pas largimit të tij nga drejtimi i PS-së u kthye në person të afërt të Ramës. Nano gjithashtu ishte personi që futi dhe Edi Ramën në politikë, duke e bërë fillimisht ministër Kulture dhe më pas kandidat për Bashkinë e Tiranës.
http://dai.ly/x52abzy