Foto+Video/ E tmerrshme, mësuesi detyron nxënëset të futen në gropën plot me gjarpërinj


Një video e publikuar së fundmi në internet ka nxitur një lumë reagimesh, pasi në të shfaqet një grup nxënësish të cilët detyrohen nga mësuesi i tyre të kërcejnë në një gropë me plotë gjarpërinj, kinse për të simuluar një “ushtrim”.

Dhjetë nxënëse të shkollës fillore, shihen në video duke u dridhur nga frika derisa ecin nëpër gropën ku janë hedhur gjarpërinjtë, transmeton Telegrafi.

Por në momentin që fëmijët mundohen të ikin nga gjarpërinjtë, mësuesi fillon t’i lagë vogëlushet me zorrën me ujë.
Kjo video ka tronditur edhe autoritetet në Malajzi, të cilët menjëherë kanë lokalizuar vendin ku ka ndodhur ngjarja, që besohet të jetë në qytetin Kuala Kangsar.

“Qeveria duhet të ndalojë këtë lloj të ushtrimit. Të largojë nga puna këtë mësues dhe trajnerët të futë në listën e zezë”, ka deklaruar përfaqësuesi i prindërve.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password