close
Breaking NewsLajme

FOTO+VIDEO/ Aksidenti me 4 viktima, ekspertët: Shkak gabimi njerëzor

viktimat11-433×300

Një aksident i rëndë me 4 viktima është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë­ Durrës, në Sukth.

Flasin ekspertët

Ekspertët rrugor duke folur për “News24” kanë thënë se aksidenti që shkaktoi 4 viktima ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor. “Ndriçimi i gjithë autostradës nuk është në projekt. Do tregojë hetimi se si Deliallisi u fut në kah të kundërt”, thanë ata.

54

Ora 11:11 Familjarët e vajzave në morgun e Durrësit

Pasi janë njoftuar mbi lajmin për aksidentin tragjik, familjarët e 3 vajzave kanë mbërritur në morgun e spitalit të Durrësit për të identifikuar viktimat si dhe për të marrë trupat e tyre të pajetë.

familjaret

Të zhytur në dhimbje të thellë e tronditje të pashoqe, familjarët e vajzave kanë thënë se 3 të rejat ishin në Greqi për disa ditë pushime. Njëra prej tyre, Izabela Gega, kishte familjen në Greqi ku jetonte prej vitesh. Ndërsa për 36­vjeçari nga Durrësi, Dashnor Deliallisi, mësohet se ishte emigrant në Itali, i martuar e me dy fëmijë. Nuk është ende e qartë se për çfarë arsye ai po lëvizte në sens të kundërt në autostradë, duke u përplasu me “Benz”­in tjetër ku udhëtonin 3 vajzat, përplasje e cila rezultoi fatale e tragjike. Si ndodhi aksidenti Tre vajza dhe një djalë kanë mbetur të vdekur në vend, pasi makinat me të cilat udhëtonin janë përplasur me njëra­tjetrën. Pamjet që la pas aksidenti janë të tmerrshme, përplasja aq e fortë sa tre vajzat dhe djali kishin mbetur brenda automjeteve dhe u desh ndërhyrja e policisë për t’i nxjerrë.

35

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se djali që humbi jetën, udhëtonte në sens të kundërt në autostradë, gjë që ka shkaktuar edhe aksidentin fatal me pasojë 4 viktima. Targa e automjetit tip Benz ku udhëtonin 3 vajzat është: AA 694 IL. Sipas policisë makina është në pronësi të shtetases Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Viktima tjetër është Izabela Gega dhe Elona Xhuti.

Tre vajzat po udhëtonin me makinë nga Tirana për Durrës. Ndërsa automjeti po tip Benz, që drejtohej nga djali kishte targat AA 979 GV dhe është identifikuar si shtetasi Dashnor Deliallisi, 36­vjeç. Nga hetimet e para dyshohet se shpejtësia me të cilën udhëtonte ai ishte rreth 150 km në orë.

Ora: 7:30 Detajet e policise

Më datë 13.10.2016, ora 04:15, në autostradën Tiranë – Durrës, Sukth, mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

46sukth1
sukth
Tags : aksidentiSHKAQETsukth
loading...