close
Breaking NewsLajmeVetëm në WHO

FOTOT/ Zbulohen detajet, ja kush është pasaniku që i rrëmbeu zemrën Laura Nezhës

cani

Muaj më parë në media qarkulluan fotot e aktores e këngëtares bukuroshe Laura Nezha, përkrah një djaloshi. I riu zeshkan e shoqëroi Laurën në hapjen e restorantit të mikut të saj Renato Mekolli. Prej atëherë nuk u fol më për këtë histori. Po ndonëse në hije, lidhja e dy të rinjve vazhdon mrekullisht. Ditën e djeshme Laura ishte e ftuar në dasmën e miqve të saj, e sigurisht që i dashuri e shoqëroi edhe në këtë rast. Ata duken shumë të bukur bashkë, siç shihet edhe në foton e publikuar nga kolegia e Laurës, aktorja e “Portokalli”-së Delinda Zhupa. Po kush është i riu simpatik që i ka rrëmbyer zemrën biondes seksi?! Burime të “revistawho.com” tregojnë se bëhet fjalë për një pasanik nga kryeqyteti. Ai quhet Hasan Jero rreth 28 vjeç, dhe zotëron disa prona në qendër të Tiranës, ku edhe banon. Nuk dihet se prej sa kohësh vazhdon lidhja midis të dyve, por shihet qartazi se ata kanë një marrëdhënie serioze. Urojmë sa më shpejt të mësojmë për fejesën a dasmën./ revistawho.com

Tags : LAURA NEZHAlaura nezha i dashuri
loading...