E takoi burrin e jetës së saj në diskotekë, pa e ditur se ai ishte një princ. Pas 12 vjetësh u martuan. Jo, nuk është skenari i filmit “Princi kërkon grua” me aktorin Eddy Murphy, por është realitet. Ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara. Protagonistët janë Ariana Austin, një vajzë amerikane dhe Joel D. Makonnen, i njohur si Prince Yoel, stërnip i Haile Selassie, perandori i fundit i Etiopisë. Një histori si në përralla: Ai i ka thënë “ti do të jesh e imja” dhe kështu ndodhi. Pas një historie të gjatë dashurie, çifti kurorëzuan ëndrrën me një martesë të madhe në Maryland.
TAKIMI
“Dukesh si modele”, i kishte thënë princi Arianës në takimin e tyre të parë në një diskotekë në Washington. Një mënyrë jo shumë fine nga ana e një princi për t’u afruar, por që vajzës i kishte pëlqyer. Në atë moment nisi edhe historia e tyre e dashurisë. Mirëpo ajo nuk e dinte që ai ishte një princ. E mori vesh vetëm pas lidhja e tyre u bë serioze.
FEJESA
Princi 35-vjeçar lindi në Romë dhe jetoi në Zvicër, ku vdiq dhe babai i tij David. Ajo 33 vjeçe, rritur në Washington dhe e diplomuar në Harvard. Pas disa udhëtimesh nëpër botë dhe një periudhe krize, ata vendosën të martohen për të mos u ndarë më kurrë. Sipas traditës, ai e propozoi në shtëpinë e prindërve të saj.
DASMA
Shumë e bujshme, zgjati dy ditë. Çifti u celebruan nga 13 priftërinj. Të shohim nëse do të jetojnë të lumtur përgjithmonë, ashtu si në përralla. / revistawho.com