close
Breaking NewsLajme

FOTOT/ Tendencat e 2016 që duhet t’i harroni një herë e përgjithmonë

kover-ok

Viti 2016 solli me vete edhe disa tendenca të modës që u përdorën masivisht nga ndjekës të saj, por që sugjerohen sot të mos vazhdojnë të aplikohen për shkak të ekzagjerimit të tyre. Efekti i rrjeteve sociale ka ndikimin e vet, ku vërehet qartë se një tendencë e caktuar bën xhiron e botës menjëherë pas pëlqimin të masës dhe publikimit të saj. Specialistë të fushës së modës kanë përcaktuar tre tendencat më negative të vitit që lamë pas, duke na sugjeruar të mos vazhdojmë t’i kemi në përdorim për më tej.

ces-tendances-beaute-de-2016-a-oublier-pour-toujours-photo-4

-Mania për manikyrin e pedikyrin i ka kaluar kufijtë e fantazisë. Kështu ndodhi, kur thonjtë me pupla filluan të aplikohen nga shumë njerëz në mbarë botë. Nëse keni qenë një prej tyre, tashmë duhet ta keni të qartë se nuk ju sugjerohet më vendosja e tyre.

ces-tendances-beaute-de-2016-a-oublier-pour-toujours-photo-2

-“Pixel hair”, nëse nuk i keni parë apo dëgjuar më parë, bëhet fjalë për një efekt lyerje në flokë me disa ngjyra e në formë motivesh. E hedhur si tendencë në instagram nën hashtagun #xpresionpixel, kjo ide u bë e famshme e filloi të aplikohej në të gjithë botë. Një tendencë shumë moderne, por që sipas specialistëve ka shumë pak mundësi të mbijetojë përgjatë vitit 2017.

ces-tendances-beaute-de-2016-a-oublier-pour-toujours-photo-3

-Shumë shtresa krem pudër në fytyrën tuaj. Ka pasur një mbidozë informacioni rreth teknikave të ndryshme se si të vendosim disa lloj kremi apo pudre në fytyrë. Kulmi ka arritur me një vajzë 17 vjeçare suedeze e cila ka publikuar në youtube, një video ku vendos plot 100 lloje të ndryshme make up në fytyrë (përfshirë, rimelin, rouge, pluhurat e syve, etj). Rezultati final lë vërtetë për të dëshiruar. Sipas profesionistëve kjo nuk është aspak natyrale, por mbi të gjitha e pashëndetshme për lëkurën tuaj. Ndaj nëse keni tentuar shpesh here të imitoni blogere të ndryshme për këtë mënyrë trukimi, ka ardhur momenti të ktheheni tek natyraliteti.

 

Burimi: http: madame.lefigaro.fr

loading...