Në fakt e dimë që biem në përsëritje por edhe sivjet nuk mund të rrimë pa e thënë: Ledina Çelo mahniti sërish me linjat këtë verë. Nënë e dy fëmijëve, këngëtarja me pozat e fundit tregoi edhe njëherë që vitet për të janë të pallogaritshme, duke u shfaq super seksi. Artistja e cila është shkëputur pjesërisht nga muzika për t’iu dedikuar familjes, është rikthyer në Shqipëri për pushime. Sigurisht për përtej pozave seksi, në rrjetet sociale shihet qartazi se Ledi është një mami shembullore e cila vendos gjithnjë të parët fëmijët, pa llogaritur karrierën e famën./ revistawho.com