Policia ka shoqëruar në komisariat aktivisten e ‘Lëvizjes për Universitetin’, Mirela Ruko, e cila i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Ajo është shoqëruar në komisariatin Nr.1 pas incidentit, ku dhe do të merret në pyetje. Burimet thonë për ‘Syri.net’ se ndaj aktivistet deri tani nuk është bërë asnjë denoncim nga ana e ministres së Arsimit. Veprimi i aktivistes së ‘Lëvizjes për Universitetin’ është një shenjë proteste ndaj Nikollës për reformën në arsimin e lartë, të cilët akuzojnë ministren e Arsimit se shumë maturantë nuk kanë fituar asnjë degë në Universitet për shkak të sistemit të ri.
https://www.facebook.com/651561178215203/videos/1147395691965080/