Aktorja Yllka Mujo, është njohur dhe do të njihet gjithmonë si një nga aktoret më të mira shqiptare, por sot në dasmën e së bijës, Elia Zaharia me Princ Lekën ajo është në rolin e rëndësishëm të jetës, të mamasë së nuses.
Ajo shfaqet e thjeshtë dhe elegante, me një kapele në kokë, tipike e pritjeve mbretërore, veçanërisht atyre britanike dhe një fustan njëngjyrësh në prerje dhe ngjyrë fisnike gri.
Kjo foto është nga mjediset e Pallatit të Brigadave ku po zhvillohet ceremonia e celebrimit./Panorama