FOTOT/ Shihni sa është rritur Klejti Mahmutaj që këndonte me motrën


Klejti Mahmutaj ishte një djalë i vogël kur këndonte në skenën e Këngës Magjike bashkë me motrën e tij Gertën, këngën “Në ditar një dashuri”.

Sot vazhdon të jetë ai djali simpatik, por nuk ka asgjë prej zërit dhe pamjes fëminore.

Klejti sot vazhdon të këndojë, por gjithashtu ka pasion edhe futbollin, shkruan “Class”. Ai është në vit të dytë gjimnaz dhe është një djalosh modern, me atë modelin interesant të flokëve dhe stil në veshje.

Sot, Gerta Mahmutaj ka qenë e ftuar në programin Rudina së bashku me të dashurin e saj, dj John Van Ryde dhe Klejti e ka përshëndetur. “Ne kemi një marrëdhënie si nëpër filma. Gerta është motra perfekte. Ne kalojmë shumë mirë bashkë, edhe me Xhonin”, ka thënë ai duke kujtuar kohën kur janë ngjitur së bashku në skenë. Për Klejtin, prania e Gertës në skenë do të thotë siguri dhe për këtë arsye ai i kërkoi publikisht që të ktheheshin në ndonjë bashkëpunim në të ardhmen, edhe pse e pranoi që përgjegjësi kishte dhe ai vetë që e kishte lënë pak pas dore muzikën.







NGA KATEGORITE E TJERA

Para