• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTOT/ Puthje e dashuri poshtë pemës, festë në shtëpinë e Alban Skënderajt

Mirian Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Historia e tyre e dashurisë shoqëruar edhe me këngët e tyre hite na kanë bërë të gjithëve të ëndërrojmë si në përralla. Dhe si për të sinkronizuar këtë tablo perfekte më 29 nëntor të vitit 2015 erdhi në jeta vajza e tyre Ameli. Për një periudhë të gjatë kohe çifti nuk preferoi të bënte publike fotografi të vogëlushes pavarësisht interesit të publikut të gjerë. Gjithsesi edhe pse çifti më vonë postoi disa foto të Amelisë, ato numërohen me gishta. Ata nuk i kanë rezistuar atmosferës së festave dhe kanë publikuar së fundmi një foto të tre së bashku pranë pemës së Krishtlindjes, ku Ameli mban në dorë dhuratën e saj. Ne i urojmë festa të bukura familjes dhe sa më shumë foto të publikuara për ne kureshtarët.

15727111_10154416907957880_2164469876993332625_n