close
Breaking NewsLajme

FOTOT/ Prezantuesja shqiptare “braktis” Shqipërinë, prej muajsh me familjen në Spanjë

orn

Nëse i hedh një sy llogarisë së Instagramit të prezantueses së dashur shqiptare Ornela Bregu, e shikon atë teksa shijon bukuritë e Spanjës. E shoqëruar nga bashkëshorti dhe fëmijët, ish-moderatorja e shumë programeve të “Top Channel” e jo vetëm, po kalon një verë të bukur. Por kur menduam se Ornela kishte shkuar për pushime, nga pozat më poshtë kuptuam se qëndrimi në Spanjë vazhdonte prej muajsh. Ndaj u interesuam e zbuluam se motra e bukur e Majlinda Bregut bashkë me të dashurit e zemrës është vendosur vërtetë atje. Arsyeja kryesore me siguri duhet të jetë shkollimi i fëmijëve, pasi ata kanë nisur tashmë të studiojnë në Spanjë. Nuk dihet ende nëse ata e kanë braktisur përfundimisht Shqipërinë. Ajo që shihet qartë është se po kalojnë ditë të lumtura./ revistawho.com

Tags : Ornela Bregu
loading...