Ka ndërprerë për momentin turin e vazhdueshëm të koncerteve kudo ku ka shqiptarë, për të shijuar disa ditë relaksi me familjen. Këngëtarja e suksesshme Poni ka nisur pushimet në det me dy meshkujt e rëndësishëm të jetës së saj. Siç duhet ta keni vënë re, prej kohësh Poni nuk është më aq e rezervuar në ndarjen e momenteve private. Ajo ka publikuar imazhe nga pushimet. Në foto shfaqen bashkëshorti dhe i biri, ndërsa i vogli po mëson notin./ revistawho.com