FOTOT/ Po ndodh tani, familja e Ergi Dinit mblidhet në Shkodër për lamtumirën e fundit

15095621_732192450269761_4010543782051937780_n

Siç edhe kishin paralajmëruar sot herët në mëngjes familja, këngëtari Ergi Dini përcillet për në banesën e fundit sot në orën 15:30. Para mbledhjes së personave që do t’i japin lamtumirën, familja e ngushtë Dini tashmë janë mbledhur në apartamentin e tyre në Shkodër nga ku do niset kortezhi funeral. Në fotografitë e shkrepura nga ‘Prive.al’, shihen familjarë të Ergit përpara hyrjes së apartamentit teksa kurora të shumta me lule janë vendosur në një prej mureve ngjitur me parkingun. Kujtojmë se Ergi humbi jetën mbrëmë pak minuta pas një aksidenti të rëndë me motor bashkë me mikun e tij që po ashtu nuk i shpëtoi plagëve të marra. Dini ishte vetëm 22 vjeç, me gjithë kohën, talentin e potencialin për të vazhduar një karrierë serioze në muzikë brenda trojeve shqiptare dhe jo vetëm. /prive.al/

15094334_732192423603097_732621470786836923_n

15094343_732192473603092_1972432093446259036_n

22503_840770605999724_6354387356221331626_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password