Agnesa Vuthaj njihet nga i gjithë publiku shqiptar, si një nga vajzat më të bukura. Ajo në fakt ka mbajtur kurorën e më të bukurës, e me kalimin e viteve ruan të njëjtën hijeshi. Por Agnesa nuk duhet vlerësuar vetëm për pamjen. Kosovarja e hijshme është edhe një vajzë shumë e talentuar. Ajo sot është një dizenjatore e suksesshme, puna e së cilës ka shkuar deri në Amerikën e largët. Miss-i dizenjon çanta shumë të bukura që këto ditë janë shfaqur edhe në aktivitetet e “Javës së Modës në New York”. Agnesa Vuthaj është pjesë e Flying Solo, kompani kjo e cila menaxhon dizajnerë amerikanë dhe ndërkombëtarë. Prezantimi i koleksioneve pranverë/verë 2018 është bërë në lokacionin e Flying Solo në Soho, New York, ku edhe shiten çantat e linjës së Agnesës./ revistawho.com