“Nëna Peca edhe 100”! Kështu shkruhet në tortën e bërë enkas për të zonjën e ditëlindjes, nënë e aktorit të famshëm Bes Kallaku. Ajo bashkë me të birin, familjarët dhe sigurisht nusen e djalit, kanë festuar mbrëmjen e së enjtes në një restorant në kryeqytet, ku edhe kanë pritur ndërrimin e akrepave. Momentet nga festa i ka ndarë pikërisht këngëtarja Xhensila Myrtezaj e cila ka shënuar edhe një urim publik për vjehrrën. “Edhe 100 mami Besit”, shkruan ajo. Ndërkohë edhe aktori në llogarinë e tij të Instagram ka bërë një dedikim të ndjerë. “Mam, urime ditëlindjen. Të dua shumë. Mbretëresha ime, prehëri dhe kraharori ku kam mbështetur kokën, dashuri e pakufishme, e pastër. Urime Mam. Më vjen keq që s’ta kam plotësuar kurrë dëshirën, që unë t’i thërrisja naj herë mendjes. Më vjen keq por nuk më përgjigjet, i del tel fikur… hahahahaha. Të duam Mam, e lumtur qofsh. (Kjo është mami im, Ija është gjyshja, dmth mami i mamit)”, shkruan aktori pa harruar humorin edhe në këtë rast. Edhe 100 nga ana jonë!