Po afron festa e “Halloween” që çdo vit e më shumë përqafohet nga shqiptarët. Siç e dini atë natë të shumtë janë ata që maskohen e dalin të argëtohen deri në orët e para të mëngjesit. Por sigurisht që ata që mezi e presin këtë festë, janë pikërisht të vegjëlit. Në shtëpinë e Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit, përgatitjet kanë nisur. Joeli i vogël sonte është aq i përqendruar duke ngjyrosur kungujt, sa nuk e vë re fare që mami Ami po e fotografon./ revistawho.com