Ornela Bregu e ka rrëfyer në media historinë e saj të dashurisë që ka nisur herët, shumë herët, kur biondja bukuroshe e familjes ishte akoma një nxënëse liceu. Aty e pa për herë të parë dhe e dashuroi përgjithmonë bashkëshorti i saj. Ajo ka rrëfyer se burri që ka sot në krah ishte i vendosur ta merrte nuse në shtëpi që në fillim. “Momenti që ai mori vendimin ishte një rastësi e madhe. Ka qenë hera e parë që unë konkurroja në “Festivalin e RTSH” me grupin e të rinjve, dhe ai ishte në publik. Pasi ka parë festivalin është kthyer në shtëpi dhe ka pyetur të ëmën nëse kishte parë në festival një vajzë bionde me kostum të zi. Ajo i ishte përgjigjur që e kishte parë dhe i kishte pëlqyer. Përgjigja e tij ka qenë: ‘Ajo do jetë nusja e kësaj shtëpie!’”, rrefente Ornela në një intervistë të disa viteve më parë. Ndonëse e pakursyer në detaje, nga ana tjetër moderatorja është treguar prej vitesh shumë diskrete sa i takon fotove. Duhet të ketë qenë ditë e veçantë, me siguri një përvjetor që ajo tregoi publikisht një foto me të shoqin. “Le të festojmë këtë rast me verë dhe fjalë të ëmbla shënon Bregu krahas kësaj fotoje ku veçse e bukur duket edhe shumë e lumtur./ revistawho.com