Mbrëmë pas orës 22, kur Krena duhet të ishte në gjumë se nuk shfaqet në video, prindërit e saj luanin me top me vëllain e vogël. Krena quhet e bija e aktorit të famshëm Florian Binaj. Ndërsa i vogli e ka emrin Glauk e është rritur tashmë, aq sa për të luajtur me top. Në krahët e mamit, një bionde shumë bukuroshe, ai ia gjuan topin me kokë babi Florit, yllit te “Portokalli”. Një skenë shumë e bukur familjare, ndër të paktat publikuar nga artisti, i cili jetën private e ruan me shumë kujes./ revistawho.com