Të dyja figura të rëndësishme të televizioneve kryesore, të dyja bionde e të dyja shumë të kujdesshme për imazhin. Këto nuk janë të vetmet të përbashkëta që kanë prezantuesja e “Klan” Alketa Vejsiu dhe ajo e “Top Channel” Xhemi Shehu. Kujtojmë se ato kanë secila nga dy fëmijë dhe preferojnë që jetën familjare ta mbajnë larg vëmendjes së medias. Nëse po mendoni se përse po bëjmë këtë krahasim, po ju themi se erdhi krejt natyrshëm. Duke parë fotot e plazhit të personazheve VIP në Shqipëri, vumë re se Xhemi dhe Alketa kanë shije të njëjtë sa i takon rrobave të banjës. Ato kanë zgjedhur bikini blu thuajse identik. Të dyjave i shkon shumë./ revistawho.com