Duke qenë se ka fituar zemrën e një prej vajzave më tërheqëse shqiptare, kuptohet se ky djalosh duhet të ketë shumë cilësi. Duke parë profilet e tij në rrjetet sociale, bie menjëherë në sy se i fejuari i vajzës së Eli Farës, është simpatik. Veç kësaj ai ka edhe miqësi të rëndësishme, si ajo me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ata kanë bashkë një pozë të vitit 2015, realizuar në Dhërmi gjatë stinës së nxehtë. “E kam mik dhe njësh njëkohësisht”, shkruan ai. I fejuari i Marina Farës, Edi Ismaili, jeton jashtë Shqipërisë dhe bën një jetë luksoze./ revistawho.com