Tashmë emri i këngëtares Elvana Gjata ka nisur të njihet edhe nëpër botë. Parakalimi i saj në tapetin e kuq të “Grammys 2017” bëri bujë në Shqipëri e njëherësh u komentua gjatë në mediat huaja, më së shumti për fustanin e saj që nuk u pëlqye dhe aq. Por një tjetër fustan që më herët e ka zgjedhur pikërisht këngëtarja jonë, një kolege e saj britanike e ka veshur në një tjetër tapet famoz. Në parakalimin e saj në “Brit Awards 2017” artistja Talia Storm, pikasur nga gazeta “Express” ka zgjedhur fustanin që vishte Elvana muaj më parë.