Këngëtari Seldi Qalliu i cili mori famë sidomos pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, pati një histori dashurie të gjatë e intensive me bukuroshen nga Kosova Dafina Zeka. Ata madje kishin shpallur fejesën, por papritur një ditë shpallën ndarjen, pa bërë të ditura shkaqet. Tani secili më vete vazhdojnë jetën në harmoni, ndërsa sot për Dafinën është një ditë speciale. Ajo ka ditëlindjen. Zeka ka marrë një urim me shumë dashuri nga një zotëri i famshëm në Kosovë, i ati gazetar Milaim Zeka. “Dafina, ti je dashuria, dhe inspirimi im. Sot e ke ditën kur ke ardh në këtë jetë. Ç’ka me thënë ma shumë se sa faktin që ti je gjithçka për mu! 100 u bafsh”, ka shkruar gazetari i njohur duke ndarë edhe dy foto me të bijën./ revistawho.com