Humbi jetën nga një meningjit viral, provokuar nga virusi i nje herpesi. Ajo jetoi vetëm 18 ditë në këtë botë, për të ikur shpejt e përgjithmonë. Bëhet fjalë për vogëlushen amerikane Mariana Reese Sifrit, e cila mori një virus shkaktuar nga puthja e një prej miqve të familjes ose të afërmve. Si e ëma dhe i ati rezultuan negativë në testet ndaj virusit, i cili është tejet i zakonshëm por në raste të rralla mund të shkaktojë meningjitin viral.
Një javë pas lindjes së Marianës, prindërit e saj u martuan. Dy orë pas ceremonisë ata vunë re se e vogla nuk hante e nuk zgjohej për të ngrënë (pra për të pirë qumështin).
“Kishte ndaluar së marri frymë dhe të gjitha organet e saj sapo nisën të mos funksiononin”, shpjegoi e ëma Nicole Sifrit. Ata e dërguan beben me urgjencë në spital ku mjekët i shpjeguan se kishte marrë meningjitin përmes virusit të herpesit. E ëma nuk kishte asnjë ide se si mund t’i jetë transmetuar të bijës.
“Dy muajt e parë të lindjes së fëmijës janë shumë kritikë, pasi viruset mund të përhapen me shpejtësi dhe të shkaktojnë sëmundje të rënda tek të porsalindurit”, shpjegon pediatria Tanya Altman.
Deri në fund të asaj jave gjendja e vogëlushes ishte e qëndrueshme, ndonëse mëlçia ishte dëmtuar dhe kishte nevojë për dializë. Pastaj gjendja u përkeqësua.
“Princesha jonë Mariana Reese Sifrit, veshi krahët e engjëllit në orën 8:41 në krahët e babit, me mamin pranë. Tani nuk po vuan më, është me Zotin. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. 18 ditët e saj patën një impakt gjigand dhe urojmë që historia e Marjanës të shpëtojë bebet e tjera. Engjëll pusho në paqe”; shkroi e ëma e vogëlushes në rrjetet sociale./ revistawho.com