FOTOT E PJESEMARRESVE VIP/ Konferenca, ja kush iku nga ‘Top Channel’ për të realizuar Festivalin e 55-të në RTSH

auto_festivali-i-kenges-strukture-e-re-fest-55-konceptim-i-ri-rezart-aga1476188112

Televizioni Publik Shqiptar ka premtuar surpriza në prag të nisjes së Festivalit të 55 -të Këngës. Rezart Aga, producent i disa prej formateve më të suksesshme në Top Channel, e ka lënë televizionin privat për t’u bërë pjesë e Televizionit Publik, ku prej korrikut mban funksionin e Drejtorit të Njësisë së Programeve Radiotelevizive. Në një konferencë për shtyp, ai ka sqaruar se ky edicion i Festivalit të Muzikës së lehtë shqipe, nga më të rëndësishmit për shkak të 55 vjetorit, ndryshe nga herët e tjera do të ketë 5 producentë: Alfred Kaçinarin, Shpëtim Saraçin, Gent Rushin, Florent Boshnjakun dhe Bojken Lakon. Ata do të kenë rolin e rëndësishëm në përzgjedhjen e këngëve. Lajmi që është pritur me entuziazëm, është se këngët finaliste e ajo fituese, do të përzgjidhen nga juria profesionale, gazetarët dhe vota e publikut. Një tjetër emër i stafit të këtij Festivali, që si Aga, Lako dhe Rushi vijnë nga Top Channel, është ai i skenaristes Melsi Qirici. Ata të gjithë kanë premtuar se publiku nuk do të  mbetet i zhgënyer nga Festivali dhe sidomos kënga që do na përfaqësojë në Eurovision. Pas konferencës, u shtrua një kokteil për të gjithë të pranishmit ku pati dhe disktutime për formulën e re. Pjesëmarrës ishin edhe disa artistë shumë të njohur të skenës mes të cilëve, Rovena Dilo, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Françesk Radi, Aurela Gaçe, Era Rusi, Kejti Tola, Venera Lumani, Lind Islami, Big Basta etj.

14647457_10207470630387226_2036644526_o-1

14689025_10207470630347225_372727991_o-1

14699641_10207470630627232_1432770677_o

14689239_10207470630587231_1683559952_o

14600598_10207470630507229_165224185_o

14625564_10207470630467228_1196785096_o

14689904_10207470630427227_648669265_o

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password