Duket se 41-vjeçarja Angelina Jolie ka hedhur pas krahëve një herë e mirë bashkëshortin e saj duke u fokusuar vetëm tëk fëmijët dhe tëk karriera si aktore dhe regjisore.
Për herë të parë që nga muaji shtator ajo ka mbajtur një fjalim ku flet për filmin e saj më të ri “First They Killed my Father”, premiera e të cilit u mbajt në Siem Reap, Cambodia.
Filmi është inspiruar nga djali i saj i adoptuar në vitin 2002 Maddox, prindërit e të cilit kanë humbur jetën në luftë. Aktorja është shprehur se djali i saj e ka ndihmuar në shkrimin e skriptit dhe çdo detaj ka dashur ta fokusojë rreth të kaluarës së tij në mënyrë që Angelina ta njohë atë më mirë.
Ajo dukej në formë të shkëlqyer dhe fotot e publikuara fillimisht nga revista “The Guardian” kanë qarkulluar në median rozë dhe Jolie është vlerësuar maksimalisht për pamjen e saj të thjeshtë dhe njëkohësisht tërheqëse.
Nga ana tjetër fansat e saj janë shprehur të lumtur që ajo është në formë të mirë mendore dhe fizike pasi mendohej se ishte krejtësisht e shkatërruar nga divorci./tar