Fotot e disa viteve më parë janë shumë interesante për të kuptuar se çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në jetën e një individi. Pastaj, kur individi është në qendër të vëmendjes dhe ka kuriozitet publik për të mësuar gjithçka për të, retrospektiva është një element akoma më interesant.
“Panorama Plus” sjell sot dy foto të blogeres së njohur Armina Mevlani.
Janë bërë rreth 8 vite më parë në Jalë, kohë kur ajo ishte akoma adoleshente dhe argëtohej me bashkëmoshatarët e saj. Edhe në ato vite, jeta në bregdetin e Jugut ishte mjaft zbavitëse, ku shkuma party dhe Dj-të e njohur shoqëronin pushimet e të rinjve. Mesa duket, Armina ka bërë jetën e bashkëmoshatarëve të saj dhe i ka shijuar në maksimum ditët e pushimeve. Siç e shihni edhe nga fotot, Armina ka pasur gjithmonë një trup shumë të bukur si dhe një portret gjithashtu të bukur.
Nuk ka bërë ndryshime rrënjësore në vite, përveç jetës private që bëri jo pak bujë. Pra Armina argëtohej me moshatar- ët e saj dhe princi i ëndrrave nuk ishte në atë targetgrup, por diku tjetër.