• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTOT/ Ditëlindja e Dr. Florit, ja si e kujton bashkëshortja, fëmijët dhe miqtë artistë

Sot është dita kur artisti shqiptar Dr. Flori erdhi në jetë por fati deshi që ta braktiste atë shumë shpejt. Kantautori u nda nga jeta në nëntor të vitit 2014. Dashuria dhe malli për të, punët e bukura që ka lënë pas, kanë bërë që kujtimi i Floran Kondit të mbetet i gjallë çdo ditë. E sigurisht nuk mund të mungonin dedikimet në një ditë speciale si kjo, duke nisur që nga njerëzit më të afërt, fëmijët, bashkëshortja, e deri tek miqtë e tij të ngushtë që ne i njohim mirë pasi të gjithë janë artistë. “Sot do festonim ditëlindjen e babit. Kujtimet përgjithmonë në zemrën time”, shkruan bashkëshortja e tij Blerina duke ndarë një foto të dy fëmijëve të tyre me buqetë lulesh në duar. Një foto me kolegun e mikun e tij të mirë ka ndarë Landi i “West Side Family”, i cili më vonë është mbledhur me Blerinën, Mirin e grupit, Albanin (vëllai i Florit) me bashkëshorten, Aurela Gaçen e Blerinën. “Sot ka ditëlindjen ai, vëllai e miku që na mungon shumë. Babi i Kaltrinës e Danielit është gjithmonë me ne”, shkruan Aurela Gaçe. Besojmë se nuk janë të vetmit që kanë kujtuar Dr. Florin sot, pasi atë e kanë dashur shumë e ai vazhdon të ketë fansa ndonëse fizikisht nuk është më këtu./ revistawho.com

Sot do festonim ditelindjen e babit 😞 #memoriesforeverinmyheart

A post shared by Blerinakondi (@blerinakondi) on