FOTOT/ Deputetët shqiptarë bashkëshortë shembullorë, shihni si i presin gratë kur ato bëjnë “shopping”

img_73321

Ndërkohë që në jetën e tyre politike ata janë superaktivë, shpesh edhe agresivë në momente të caktuara, polemizues, akuzues etj., në jetën private, politikanët kanë një sjellje gati të kundërt me atë që përshkruam më lart. Thonë që politika të bën disi të egër, është e vetmja mënyrë për të mbijetuar, por teksa tërhiqen në jetën private, mund të jenë vetvetja, pa instiktet e përgjigjeve flakë për flakë. Shtëpia është vendi ku ata janë aq të qetë, sa të duket shpesh e pabesueshme, a thua se kemi të bëjmë me të tjerë njerëz. Teksa sheh ish­-ministrin e Financave, Ridvan Bode, që pret i qetë në kafenenë e një qendre komerciale, pasi e shoqja ka bërë një goxha “shopping”, por edhe bebi i vogël do të lozë pak.

img_7437

Apo kur shikon ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri, i cili është mbështetur në një shtyllë dhe teksa bën ‘baby­sitter­in’ për pak çaste, me karrocën e fëmijës para, bën edhe ndonjë punë në celularin e tij ­ thua me vete që nuk i paske njohur mirë. Kot s’thonë që politika, edhe engjëllin e bën djall. Të paktën nuk janë të tillë full­time!/ Panorama

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password