I është rikthyer buzëqeshja bukuroshit Stefano De Martino, falë një vajze të re në krah. Gati një vit nga ndarja e tij me Belen Rodriguez, balerini shfaqet në kopertinën e të përjavshmes “Chi” në shoqërinë e një vajze misterioze. Ndonëse pak javë më parë ai deklaroi publikisht se vazhdon të jetë i dashuruar me seksi Belen me të cilën ka dhe një djalë, duket se ka vendosur t’i japë vetes një mundësi të re. Çifti është kapur mat në rrugët e Romës e më pas janë ulur në një lokal me disa miq. Pas kaq kohësh De Martino u pa i buzëqeshur e i relaksuar.