lefuture

FOTOT/ Çfarë po bëjnë bashkë këto katër gra të medias dhe ekranit?

15224602_10155402945938765_1976027990_o

Festat e nëntorit festohen me shumë më tepër entuziazëm jashtë vendit, pasi shqiptarët që jetojnë nëpër botë kanë mall për vendlindjen e janë më të ndjeshëm. Ndaj çdo vit për 28-29 nëntor, në vende të ndryshme të botës, shqiptarët mblidhen bashkë e festojnë Pavarësinë e Çlirimin. Kështu janë mbledhur edhe një grup në Pistoia të Italisë, por festa e tyre nuk është e rastësishme. Konsulli i nderit Gianni Overi ka organizuar një aktivitet të veçantë në të cilin janë prezente edhe këto katër gra të suksesshme të medias dhe ekranit. Anila Basha, Julinda Dhame, Beti Njuma dhe Valbona Selimllari sivjet do të festojnë pikërisht atje. Ndërsa protagonisti i vërtetë i mbrëmjes do të jetë këngëtari Alban Skënderaj, për të cilin është gjithashtu një koncert i veçantë. Kjo pasi Pistoia është vendi ku ai është rritur e ka kaluar një pjesë të mirë të rinisë së tij.

15224602_10155402945938765_1976027990_o

15216061_10155402946073765_175893303_o

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password