Sot është një ditë e veçantë për familjen Deda, e po marrin shumë urime nga miq e fansa. Ju e dini se kjo shtëpi ka nxjerrë dy artistë të rëndësishëm, aktorët e humorit Zef dhe Julian Deda. Por në shtëpinë e tyre është një artiste edhe më e madhe, zonja Rozi, një bashkëshorte e nënë e bukur dhe e buzëqeshur. Ajo sot ka marrë nga një urim publik nga dy të famshmit e zemrës së saj. I pari ishte bashkëshorti duke shkruar: “Mrekullia jeme Rozi Deda sot ka ditëlindjen… Më dhuroi gjithmonë dashuri dhe nuk e ndali kujdesin për familjen tonë… Fëmijët e e bukur, inteligjentë që më dhuroi, me nuset e mrekullueshme, nipin dhe mbesat e bukura… Që mi bekoi. Dhe kujdesin e madh për mu që të jem i fortë në skenë dhe mirë me shëndet. Ndaj dua t’i uroj me gjithë zemër ma gëzofsh ditëlindjen. Jetë të gjatë, plot shëndet e lumtuni…Të dua… Të dua dashuria ime…”
Më vonë një urim plot dashuri bëri dhe Juli:
“Mam, u bëfsh 100 vjeç e shtrenjta ime!
Shikojeni pak këtë foto. Unë dhe kjo goca këtu kemi fiks 20 vite diferencë, por nuk kuptohet qartë se kush është më i ri se tjetri. Energjia dhe mirësia jote i kthen vitet në disa numra të pavlerë, sepse mosha për ty nuk është kalendar, por ajo çfarë ndjehesh. Të uroj të ndjehesh gjithmonë e re dhe e rrethuar me gjithë dashurinë, që ti meriton. T’du fort”./ revistawho.com