Vivi është 30-vjeçarja nga Tirana e cila hyri në këtë edicion të “Big Brother” bashkë me ish-të dashurën e saj Kei. Ajo tërhoqi vëmendje të madhe pikërisht prej historisë “ndryshe” të dashurisë. Sipas informacioneve të vetë produksionit, Vivi është me profesion punonjëse sociale ndërsa ka zbuluar se i pëlqejnë vajzat në moshën 16-vjeçare ndërsa familja e ka mbështetur. Por duke u paraqitur si një vazjë “trendy”, kohë më parë vajza nga Tirana është zgjedhur edhe si një prej imazheve të spotit publicitar të një qendre tregtare, shkruan “revistawho.com”. Pra edhe Vivi, ashtu si shumë nga konkurrentët e sivjetshëm, është mësuar më herët me kameran dhe objektivin./ revistawho.com