Alketa Vejsiu, moderatorja dhe producentja e disa formateve të ndjekura në Shqipëri ka postuar gjatë ditës së sotme dy foto krah fëmijëve të saj, të cilët i ka ruajtur nga sytë kurreshtarë në çdo dalje publike. Edhe në imazhet e postuara në ‘instagram’ Vejsiu është kujdesur që të mos zbulohet portreti i fëmijëve, megjithatë dedikimet e shkruara për ta janë shumë domethënëse. Në fotografinë e publikuar me vajzën Alketa shkruan: “#Nicol s’do mund të bëja dot asgjë më të mirë sesa të sillja në jetë një krijesë si ty! #engjell #angelofmine #proudmom. E përhumbur në sytë e saj blu! #zemraime #shpirt #lostonyou #mymuse #mymoon #mystar #dashuri #purelove #mybestfriend”. Me mbidoza dashurie mami Alketa ka shkruar edhe për më të voglin e familjes, Lionel: Buzëqeshja e tij, kënga më e bukur e Krishtlindjes. #Lionel #Çun. E doja një çun!”, – përfundon Alketa.