lefuture

FOTO + VIDEO/ Amos Zaharia zyrtarizon lidhjen në dasmën e së motrës, e dashura pozon edhe pranë “vjehrrës” Yllka Mujo

14620067_10207448520674497_1279678566_n

Vajza me fustanin e verdhë që shihni në foto quhet Gigliola Haveriku. Ajo është prej disa kohësh e dashura e aktorit 28-vjeçar Amos Zaharia, vëllai i nuses Elia që sot u martua me Princin Lekë. Megjithëse nuk është hera e parë që në media flitet për lidhjen e tyre, kjo është hera e parë që ata shfaqen zyrtarisht në publik bashkë, në një ceremoni kaq të rëndësishme familjare. Gigliola nuk është një emër krejtësisht i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për ata që janë ndjekës të rregullt të talent show-t “The Voice Of Albania”, ku Haveriku ka marrë pjesë dhe është zgjedhur nga trajnierja Alma Bektashi. Mësohet se ajo dhe Amosi janë njohur nga rrethi i përbashkët shoqëror dhe më 7 prill kanë festuar 1-vjetorin e lidhjes. Duket se kjo është një marrëdhënie e konsoliduar, që ka marrë edhe pëlqimin e “vjehrrës”, artistes së madhe Yllka Mujo. “Më e mira”, shkruan “nusja” e ardhshme për të. Ndoshta së shpejti mund të kemi edhe një tjetër dasmë në familjen e Elias, tashmë Princeshë.

14518609_10207448502754049_117676117_n

14593330_10207448502834051_267742653_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password