Ka vdekur në moshën 28 vjeçare fotomodeli i njohur amerikan, Dylan Rieder. Lajmi u konfirmua nga familja e Daniel e cila njoftoi se Rieder e humbi betejën me leukeminë. Dylan ishte një emër i njohur në modeling dhe prej disa kohësh ishte pjesë e kompanive ‘BrirdHouse’ dhe ‘QuickSilver’, por fillesat e para i ka pasur në skateboarder ku spikati tepër. Rieder, i cili u rrit në Westminster, Kaliforni, ishte një djalë i preferuar në industrinë e modës por edhe aktrimit.