FOTO/ Valbona Çoba krenare për bashkëshortin: “Edhe pse…”


Valbona Çoba, nga ikonë e bukurisë është kthyer në një ikonë të familjes, që i kushtohet tërë kohës rritjes dhe dashurisë së fëmijëve e bashkëshortit Todd. Pikërisht ky i fundit, e ka bërë Valbonën të ndihet shumë krenare me arritjet e tij. Supermodelja e parë shqiptare ka shkruar së fundmi se ndihet krenare për bashkëshortin, i cili edhe pas 5 muajsh trajnime e pa marrë pjesë në kompeticione u rikthye triumfues. “Krenare për bashkëshortin tim! Pasi iu rikthye përsëri notit pas 5 muajsh trajnime dhe pa marrë pjesë nëpër kompeticione për një periudhë 20-vjeçare, ai arriti rezultatin më të lartë për moshën e tij”- shkruan Valbona. Ajo dhe Todd jetojnë prej vitesh të lumtur e janë prindër të tre fëmijëve shumë të bukur./revistawho.com

15800937_10208151693973390_938981411_n

image41

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password