lefuture

FOTO/ Tronditet Maqedonia, zbulohet varrezë masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit

ali-ahmeti1

Një varrezë masive është gjetur në oborrin e shtëpisë të kryetarit të BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti. Lajmi është konfirmuar edhe nga vet politikani shqiptar, i cili kishte njoftuar edhe një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Zajaz të Kërçovës. Sipas raportimeve të para, nuk dihet se cilët mund të jenë viktimat në këtë varrezë masive në kërçovë, nëse ka burra, gra dhe fëmijë, dhe nëse pjesa më e madhe e tyre janë qëlluar në kokë. Udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti do të kërkojë me siguri që të autorizohen grupe të posaçme ekspertësh për gjetjen e viktimave. Në këtë varrezë dyshohet se ndodhen eshtrat e viktimave që janë vrarë shumë vite më parë në Maqedoni. Ngjarja raportohet e rëndë dhe ndoshta aty mund të zbulohen edhe krime më të rënda ndaj njerëzimit që kanë ndodhur në Maqedoni. Në vendngjarje kanë shkuar edhe prokurorë dhe policia për të hetuar të gjitha dëshmitë për zbardhjen e rastit. Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Zhurnal” ka siguruar fotot e para nga eshtrat që janë gjetur në varrezën masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit. Zhvarrosja e tyre ka filluar, teksa janë nxjerrë disa prej eshtrave të gjetura. Mësohet se ato do të dërgohen për ekspertizë të mëtejshme dhe më pas do të rivarrosen në vendet e përcaktuara. Ende nuk dihet nëse këto eshtra datojnë nga hordhitë çetnike të vitit 1913, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, apo më vonë.

tmp_4101-eshtrat-ne-shtepine-e-ahmeti-52103275387

 

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password