E çfarë nuk ka shkruar media gjatë kësaj kohe për Donald Trump, presidentin e ri të SHBA. E kanë portretizuar si njeriun që do sjellë kaq shumë dëme dhe shkatërrim. Megjithatë “Daily Mail” publikoi një album me foto të rralla të Trump, shkruan “Syri.net”. Sipas DM, ato tregojnë anën tjetër të Trump, anën e butë të tij. Fotot janë pjesë e një albumi të një koleksionisti nga Florida dhe mendohet se janë bërë nga gruaja e parë e Trump, çekja Ivana.