lefuture

FOTO/ Stjuardesa e ushqeu, tani qeni endacak e pret para hotelit çdo ditë

stray-dog-waits-flight-attendant-adopts-rubio-olivia-sievers-16_1479396407-1251385-550x302

Stjuardesa nga Gjermania, Olivia Sievers, takoi për herë të parë një qen endacak në Buenos Aires gjatë një fluturimi të zakonshëm për në Argjentinë 6 muaj më parë.

Sievers tregoi mëshirë dhe dashuri për qenin endacak, duke i dhënë ushqim dhe ujë. Pas kësaj, qeni nuk pajtohej me faktin se nuk do ta shihte më atë, kështu ai filloi ta presë atë para hotelit sa herë që ajo vinte në Buenos Aires.

“Provova ta ndryshoja rrugën, në mënyrë që ai të mos më përcillte në hotel por ishte e pamundur pasi ai gjithmonë më ndiqte dhe më priste për më shumë se një orë para hotelit. Ai gjithmonë më shikonte dhe më ndiqte”, tha Sievers për Noticiero Trece, transmeton Gazeta Express.

Sievers madje gjeti një shtëpi për qenin në Buenos Aires por ai iku nga aty dhe u kthye në hotel për ta pritur atë. Sievers më pas u dashurua në të gjithashtu, kështu që vendosi ta merrte atë me vete në Gjermani.

Tani qeni, që ka emrin Rubio, nuk është më endacak, por një qen i dashur nga pronarja e tij.

stray-dog-waits-flight-attendant-adopts-rubio-olivia-sievers-9_1479396338-7341604-289x300 stray-dog-waits-flight-attendant-adopts-rubio-olivia-sievers-11_1479396301-8130633-300x169 stray-dog-waits-flight-attendant-adopts-rubio-olivia-sievers-13_1479396333-4424322-300x169 stray-dog-waits-flight-attendant-adopts-rubio-olivia-sievers-16_1479396407-1251385-550x302

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password