close
Breaking NewsLajme

FOTO/ Stine nostalgjik, kujton çastet në skenë me Roza Latin

screenshots_2015-09-27-12-29-48

Kur ai kërcente në skenë me Roza Latin, jeta nuk i kishte ndryshuar ende. Sot kantautori Nesti Duka i njohur nga të gjithë si Stine, nuk është vetëm artist por edhe baba. Me siguri më i përkushtuar ndaj shtëpisë dhe familjes, tani nuk është çudi që mbrëmjet ta gjejnë në divan përpara televizorit. Dhe ka qenë pikërisht një mbrëmje e tillë, që krejt rastësisht i ka kujtuar këngëtarit të hit-it “Çifti simpatik”, kohët kur performonte në skenën e “Dance with Me”, me partnere prezantuesen Roza Lati. Kjo pasi Tv Klan ka transmetuar mbrëmjet më të mira të këtij spektakli. Një foto nga një moment skenik, Stine e ka ndarë në “Facebook” duke shënuar edhe emrat e të gjithë bashkëpunëtorëve në atë spektakël./ revistawho.com

15873268_1261553080577821_2122186252042680814_n
Tags : stine
loading...