close
Breaking NewsLajme

Foto/ Shqiptarja që u shpall femra e dytë më e bukur në gjermani, nuk heq dorë nga infermieria

dor1-e1476552679687-780×439

Doresa Halilaj, e cila jeton në Neugreuth është femra e dytë më e bukur në Gjermani. Në gusht u zhvillua ‘Miss Universe Germany’ dhe prej atëherë, 22-vjeçarja shqiptare merr thuajse çdo ditë oferta për modelim.

Mirëpo, ajo vazhdon të jetë e angazhuar, aty ku i rrah zemra. Doresa është infermiere në klinikën e emergjencës në Tubingen dhe kujdeset për pacientët e saj.
Me tenin e saj të fytyrës të shkëlqyeshëm dhe më sytë e saj ngjyrë kafe, ka arritur të shpallet më e bukura e Metzingenit dhe e dyta e ‘Miss Diaspora’. Në këtë të fundit ajo ka marrë pjesë për shkak se prindërit e saj janë me rrënjë nga Kosova.

Si një tip vetkërkues dhe në kërkim të sfidave të reja, bukuroshja shqiptare konkurroi në spektaklin ‘Miss Universe Germany’, ku u shpall femra e dytë më e bukur në Gjermani, transmeton Albinfo.

dor2
Si femra e dytë më e bukur në Gjermani, Halilaj ka oferta të ndryshme për fotografi, kozmetikë apo për reklamime të firmave të ndryshme. Tash ajo mundet të fitojë para edhe në këtë mënyrë. “I falënderoj të gjithëve për ofertat”, thotë ajo. Të gjitha ofertat ajo është duke i shikuar, për të vendosur se cila i përshtatet më mirë. Por, për të është vetëm një gjë e rëndësishme: “Profesioni im jetësor është infermieria, nga i cili nuk heq dorë për asgjë. Për mua më të rëndësishëm janë pacientët”.

Tags : femra e dyte me e bukur ne gjermaninuk heq dore nga infermeria
loading...