Flokët e gjata brune kanë qënë tipari i saj dallues që në momentin që arriti kulim e famës me filmin “Twilight”. Por Kristen Stewart ka debutuar një model të ri flokësh në permierën e filmit “Personal Shopper” në Los Angeles, ditën e martë. Aktorja është shfaqur me flokët të shkurtra bjonde, teksa ka parakaluar në tapetin e kuq, duke surprizuar fansat. 26-vjeçare thuajse nuk njihej me këtë model të ri flokësh, prej të cilave u bë qendra e vëmendjes. Kristen, e cila është e lidhur me modelen Stella Maxweell, ka parakaluar e vetme në taperin e kuq, duke bërë një impakt serioz.