FOTO/ Shkrimtari shqiptar, imazhi më i ri i pullave postare


Fondi i pullave postare është pasuruar edhe me një të re. Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare “Ismail Kadare”, në shenjë nderimi për njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë. Një gjë e tillë është bërë në 80-vjetorin e lindjes së tij, në vitin që Shqipëria e shpalli “Viti i Kadaresë”. Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Posta e Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar, thuhet se një prej qëllimeve kryesore është promovimi i vlerave kombëtare. Prandaj kanë përzgjedhur që Kadareja të jetë personaliteti i radhës që zë vend në mesin e pullave postare me portrete të heronjve kombëtarë, të Nënë Terezës, Bekim Fehmiut e shumë të tjerëve.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password