lefuture

FOTO/ Shkëlzen Gashi takon yjet e Hollivudit por ka një koment për këtë

Gjatë aktivitetit në mbështetje të personave me sindromën “Down”, Shkëlzen Gashi pati mundësi të takohet me disa nga yjet më të njohur të sportit dhe ekranit në Shtetet e bashkuara. Në këtë organizim ai ishte përkrah emrave si Pejton Mening, Xhemi Foks, Mario Lopez, Hillari Suonk, Xhon MekGinli apo Kuin Latifah. Në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, mesfushori i Kombëtares rrëfen për këtë përvojë, të cilën e quan si të veçantë. “Takimi me këta yje ishte vërtet i këndshëm. Ishte bukur të mësoja se futbolli përcillet me interes edhe në Hollivud”, u shpreh 28­ vjeçari i Kolorado Rapids. Megjithatë, Gashi nuk harron të vërë në dukje ata që, sipas tij, ishin yjet e vërtetë të mbrëmjes: “Përkundër të gjithë njerëzve të famshëm, yjet e vërtetë ishin fëmijët. Ata ishin fantastikë. Fëmijët i kam shumë pranë zemrës. Ata janë heronjtë e vërtetë të kësaj bote. Nuk m’u desh të mendohesha dy herë kur më ftuan”./Panorama

gashi-kuin-latifah1 gashi-mekginli1 gashi-xhemi-foks1

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password