Siç e dini, dyshja më e mirë e spektaklit të vallëzimit në televizionin Klan “Dance With Me” u shpallën Renato Mekolli dhe Laura Nezha. Shefi i talentuar, shumë i dashur për publikun dhe aktorja e mirë e teatrit njëherësh dhe këngëtare, treguan në skenë por dhe në paskuinta, të gjithë shpirtin e tyre artistik, sportivitetin jo vetëm në hapa por edhe në situata, për t’u vlerësuar në fund me trofeun e fituesve. Dy çiftet me të cilët ata “luftuan” deri në fund për fitoren ishin Arnita Beqiraj me Besmir Bitrakun dhe Nard Ndoka me Greta Koçin. Mirëpo siç u duk edhe nga ekrani nuk pati aspak hatërmbetje pasi të gjithë duartrokitën e dhuruan përqafime në fund. Një ditë pas spektaklit, Renato i ka dhuruar vetes shumë relaks. Pas gati tre muajsh “stërvitje” për të mësuar koreografitë, kuzhinieri simpatik ka udhëtuar në Kosovë dhe shihet teksa shijon luksin e “Swiss Diamond”, resorti më famoz i Prishtinës.