Dietologia Blerina Bombaj u bë e famshme për publikun e gjerë pas hapësirës së saj dedikuar ushqimit të shëndetshëm, në programin e Ardit Gjebreas “E diela shqiptare”. Por në rrethet e shoqërisë në kryeqytet ajo ishte e goxha e njohur për dietat e saj. Blerina prej kohësh i është larguar zhurmës dhe tymit të metropolit, për të jetuar në ajrin e pastër të fshatit, në fermën e saj me bashkëshortin e dy fëmijët. E në këto ditë pushimesh familja është mbledhur në shtëpi dhe djali e vajza e psikologes janë në “aksion”. Rrëmujën e ëmbël ajo e ndan me miqtë virtualë duke shkruar: “Si kuptohet që fëmijët e kanë pasur pushim sot?”