Rita Ora, këngëtarja kosovare me famë botërore, me anë të një postimi ka treguar se është kjo që është sot falë dashurisë dhe përkujdesjes së motrës së saj, e cila ditën e sotme feston ditëlindjen dhe Rita nuk ka mundur mos shkruajë disa fjalë zemre për të.
“Çfarë do të bëja pa ty? Vetëm zoti e di. Ti je gjithçka dhe arsyeja pse unë kjo që jam sot. Sa herë më bërtet e bën sepse më do. Mbaj mend që mami na vishte njësoj dhe un do qaja sepse nuk kisha të njëjtat rroba si ti dhe ti më jepje të tuat, sepse kjo është ajo që bëjnë motrat e mëdha. Ne ndërtuam çdo gjë bashkë dhe do vazhdojmë gjithmonë bashkë. Jam kaq krenare për ty dhe për çdo gjë që ke arritur deri tani. Gëzuar ditëlindjen motër”-shkruan ajo.