Këngëtarja Rezarta Shkurta ka festuar ditëlindjen. Ajo e ka pritur nisjen e ditës speciale, me një prej mikeshave të saj më të mira, Zaiminën. E ndërsa ne dinim se dy bukuroshet i lidh një miqësi, Rezarta tregon se bëhet fjalë për shumë më tepër. Nuk është vetëm një shoqëri e thjeshtë kolegesh. Ato kanë plot 20 vite që ndajnë miqësinë me njëra-tjetrën, që në moshën 10 vjeçare. E për Shkurtën ka qenë njeriu i duhur për të pritur këtë përvjetor. Në fakt se sa vjeç mbush sot na e tregoi vetë ajo, duke shënuar vitet e njohjes më Zaiminën. “Shumë pak veta e dinë që shoqëria jonë ka nisur që në moshën 10 vjeç… Dhe ja sot mbas 20 vitesh duke festuar me ty dhe e bekuar që të kam në jetën time”, ka shkruar Rezarta. Kujtojmë se të dyja artistet e kanë lënë muzikën si angazhim dytësor dhe janë përkushtuar secila tek biznesi privat.