Irma Libohova është një nga këngëtaret më të njohura të skenës muzikore shqiptare. Falë talentit unik që e karakterizon, është dhe mbetet një figurë e dashur për publikun. Këngët e saj janë pëlqyer dhe duartrokitur me mijëra herë . Sot Irma ka vendosur të flasë për fëmijërinë teksa u dedikon një poezi prekëse motrave. E dinit që ato janë 3 motra? Motra tjetër quhet Shqiponja dhe ndryshe nga Eranda dhe Irma nuk është marrë me muzikë. Të bukura, plot sharm shfaqen përkrah njëra-tjetrës në fotografinë që Irma i ka bashkangjitur vargjeve. Më poshtë do të gjeni poezinë:
“Fëmijëria jonë
Sa të vogla kemi qenë
Sa shumë të trija jemi zenë,për një bluzë
Shpesh na ngrinte buzëqeshja ,porse kënga,na rrinte në buzë
Endrra fëmije,që s’u plotësuan dot.
Ndonjë shuplakë kemi ngrënë dhe fare kot.
Dy fustane ne i kishim,
por tre motra ne ishim.
Grindeshim.
Kush do ta vishte më parë?
Lahej ,thahej fustani atë natë
Që në mëngjes motërza t’a vishte prapë.
Shuhej zjarri dersa’bëhej hi.
Duhej fustani,ishte vit ‘i ri
Sa shumë vite kanë kaluar
porse prapë, ne atë kohë e kujtojmë
Dhe fustanin tonë të dashur
nganjere e pikturojmë.
Fëmijëria ime bukur,
dhe pse sot unë jam e lumtur
Hapi krahet! E më merr ti prapë.
Jemi,jemi sic kemi qenë.
Lozonjare dhe çapkëne
fëmijëria na ka lënë.
Shpirtin si deti,të thellë e të pa ane.
Zemrën bujare,dhuratë nga prindërit tanë Irma”/revistawho.com